“Vula”/ Basha nuk heq dorë, Demokratët euroatlantikë do të bëjnë rekurs për vendimin e Gjykatës së Apelit

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha bën të ditur se do të bëjë rekurs për vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e partisë.
“Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë në medie.
Pjesa e PD-së e drejtuar nga Basha reagoi pas disa deklaratave në medie, teksa mohoi të ishin publikuar prej saj.
Sipas saj, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë, po kështu, kanë vendosur që pa asnjë hezitim të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, me ekipin dhe alternativën e tyre dhe këtë “nuk mund ta pengojë asnjë pazar apo makinacion i dyshes Rama-Berisha, që synojnë të ruajnë status quo-në”.
“Demokratët Euroatlantikë do të jenë çdo ditë në terren pranë qytetarëve për të shpalosur alternativën e tyre dhe së shpejti edhe ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët meritojnë më shumë se pazaret e Edi Ramës me Sali Berishën”, citohet deklarata.
Pas dy viteve e gjysmë betejë me palëve, Gjykata e Apelit ia la vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Gjykata nuk e pranoi ankimin e Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
#Vula #Basha #nuk #heq #dorë #Demokratët #euroatlantikë #të #bëjnë #rekurs #për #vendimin #Gjykatës #së #Apelit
Java News