Aktualitet

Ukraina dhe kërcënimi që paraqet Kina, në qendër të takimit të NATO-s, Rama niset drejt Uashingtonit

Javën që vjen, gjatë një takimi të nivelit të lartë që mbahet në Uashington, NATO pritet të bëjë publike, siç shprehen zyrtarë të saj, “hapa konkretë” që synojnë përshpejtimin e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në aleancën Atlantike. Sipas korrespondetes së Zërit të Amerikës Nike Ching, aleanca do të trajtojë gjithashtu shqetësimet kryesore që lidhen me sigurinë në Ukrainë ndërsa vazhdon agresioni rus, si dhe sfidat në rajonin e Indo-Paqësorit.

Zyrtarë amerikanë thonë se në rend të ditës janë çështje si forcimi i sigurisë së Ukrainës dhe trajtimi i sfidave që paraqet Kina.

“Çështjet tek të cilat do të përqendrohet takimi i nivelit të lartë kanë të bëjnë me mbështetjen e Ukrainës dhe mbrojtjen e saj kundër agresionit rus, bashkëpunimi me partnerët, mënyrat se si ne mund të ndërtojmë qëndrueshmërinë e aleatëve për t’u përballur me kërcënimet dhe sfidat që paraqet Kina”, tha Douglas Jones, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO kanë thënë se e ardhmja e Ukrainës qëndron tek aleanca dhe javën e ardhshme, grupi do të zbulojë hapat konkretë që synojnë ta sjellin Ukrainën më pranë anëtarësimit në NATO.

Disa ligjvënës amerikanë janë shprehur të shqetësuar nëse Ukraina është gati për t’iu bashkuar aleancës, edhe pse vendi në konflikt është angazhuar për reforma të brendshme.

Por takimi i nivelit të lartë të NATO-s nuk do të përqendrohet vetëm tek Ukraina dhe siguria evropiane.

Analistët thonë se NATO po fillon gjithashtu të shqyrtojë një rol më të madh në Indo-Paqësor.

“Australia, Zelanda e Re, Republika e Koresë dhe Japonia janë shumë të interesuara për të thelluar bashkëpunimin e tyre me NATO-n dhe jo domosdoshmërisht në fushën ushtarake, por edhe në disa fusha ku ka bashkëpunim në vazhdim”, thotë Stephen Flanagan, i organizatës kërkimore ‘RAND’.

Takimi i nivelit të lartë në Uashington mbahet ndërsa NATO shënon 75-vjetorit e themelimit. Më shumë se 20 influencues (ndikues) të mediave sociale janë ftuar për të vëzhguar ngjarjen dhe për të shkruar për këtë moment historik.

***

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uashington në datat 9 – 11 gusht, mëson gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj.

Në këtë samit pritet që Ukraina të ftohet për tu bashkuar në NATO.

#Ukraina #dhe #kërcënimi #që #paraqet #Kina #në #qendër #të #takimit #të #NATOs #Rama #niset #drejt #Uashingtonit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button