Mbërrijnë varkat me vela në brigjet e Durrësit, për herë të parë zhvillohet gara nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes italiane

Pasditen e kësaj të diele kanë mbërritur në Durrës varkat me vela, pasi do të zhvillohet Xhiro e Velave të Italisë, event i Marinës Ushtarake Italiane.
Regata e Italisë do të qëndrojë disa orë në ujërat bregdetare të Durrësit. Janë 30 varka me vela të 3 kategorive që po garojnë këtë sezon. Ato drejtohen nga 50 atletë në këtë sport ujor.
Gara përfshin një tur me 10 ndalesa. 9 prej tyre në Itali dhe për herë të parë është përfshirë edhe Durrësi.
Varkat kanë qëndruar për momentin në ujërat përballë shëtitores ‘Taulantia’.
Kjo garë zhvillohet nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane.
Nesër varkat me vela do të vazhdojnë garimin. Kjo garë nisi nga Genova.
#Mbërrijnë #varkat #vela #në #brigjet #Durrësit #për #herë #të #parë #zhvillohet #gara #nën #monitorimin #Ministrisë #së #Mbrojtjes #italiane
Java News