Sport

Jo vetëm në Serinë A, Tomas Strakoshën e kërkon edhe nënkampioni i Greqisë –

Tomas Strakosha pritet të ndërrojë ambient në këtë merkato verore dhe interesimi për të nuk mungon. Paraqitjet e zhvilluara me Kombëtaren në Europian sigurisht që ia kanë lehtësuar edhe më shumë punët në merkato. Mediat italiane kanë raportuar për një interesim të Fiorentinës, por kërkesat nuk janë vetëm në Serinë A.

Gjithashtu, AEK-u i Athinës është një prej klubeve që dëshiron të ketë në portë Strakoshën. Klubi grek u shpall nënkampion sezonin e shkuar, kur e humbi titullin vetëm në ndeshjen e fundit. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e 28-vjeçarit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#vetëm #në #Serinë #Tomas #Strakoshën #kërkon #edhe #nënkampioni #Greqisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button