Aktualitet

Zgjedhjet/ Qori: Qytetari kishte vizatuar organin gjenital tek emri i Veliajt

Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori ka komentuar ndryshe rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në një intervistë që ka dhënë 2 ditë më parë për “Euronews”, bëri një krahasim mes 2 rasteve dhe mënyrën sesi ishin numëruar votat.

SHIKONI VIDEON NË MINUTËN E 3:

“Me të hyrë në zgjedhje nuk mund të ankoheshim më. Sigurisht që ka pasur raste çudirash, se hajde kanë marrë 30 vota. Mos prisni që të qahem për 30 vota. Dikush ka parë 3 “X” tek emri im dhe nuk e ka numëruar, ndërsa i njëjti numërues ka lexuar një organ sekusual të vizatuar tek emri i Veliajt dhe e ka quajtur votë të vlefshme. Edhe këto gjëra kanë ndodhur, por nuk është argument i mjaftueshëm për të thënë na vodhën, na batërdisën,“-tha ai ndër të tjera në fjalën e tij.

Po ashtu, Arlind Qori zbuloi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare Lëvizja Bashkë do të garojë në të gjithë vendin, madje nënvizoi se emri i tij nuk do të jetë i pari në listën për deputet në qarkun e Tiranës.

Kjo sipas tij për të treguar se ai nuk lufton për poste komode.

“Në vijim do bëjë intensivisht atë që kam bërë më përpara se të fillonte fushata elektorale por me një intensitet më të lartë. Aktivizëm për të drejtat e qytetarëve, punëtorëve, studentëve, dyqanxhinjëve e shumë të tjerëve. Lëvizja Bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë të të gjithë vendin, ndërkohë që në zgjedhjet e ardhshme bashkiake Lëvizja Bashkë do të garojë në të gjitha bashkitë. Ky është synimi ynë. Unë di t’iu them që emrin tim nuk do ta gjeni të parin në listën e Tiranës. Unë nuk luftoj për një post komod, të ishte për post komod e kisha vendosur emrin në listin për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare unë do të jem kandidat, por nuk do të jem i pari në listën e Tiranës,”-shtoi ai

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button