Aktualitet

Analiza: Partitë franceze në garë me kohën, që të mbajnë të djathtën ekstreme larg pushtetit

Partitë politike të Francës po tentojnë të ndërtojnë një front të bashkuar që synon të bllokojë rrugën drejt qeverisë së partisë Tubimit Kombëtar (RN), që është një parti ekstreme e djathtë dhe udhëhiqet nga Marine Le Pen. Kjo lëvizje erdhi pasi ajo arriti fitore historike në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, shkruan Reuters. RN dhe aleatët e saj fituan raundin e së dielës me 33% të votave, e ndjekur nga një bllok i krahut të majtë me 28% dhe shumë përpara aleancës së gjerë të centristëve të Presidentit Emmanuel Macron, i cili shënoi vetëm 22%, treguan rezultatet zyrtare.

Ndërsa tregjet financiare u lehtësuan, pasi shifra e RN nuk ishte më e madhe, sërish është një pengesë e madhe për Macron, i cili thirri zgjedhjet e parakohshme pas rezultateve të dobëta të arritura në zgjedhjet e Parlamentit Europian muajin e kaluar.

“Jam i kënaqur, sepse ne kemi nevojë për ndryshim,” tha mbështetësi i RN, Jean-Claude Gaillet, 64 vjeç, në bastionin verior të Le Pen, Henin-Beaumont. “Gjërat nuk kanë lëvizur, dhe ato duhet të lëvizin.”

Por të tjerët kanë frikë se ngritja e RN dhe platforma e saj nacionaliste do të shkaktojë tensione në rritje në shoqërinë franceze.

“Unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se çfarë po ndodh, ata po mendojnë vetëm për koston e jetesës dhe gjëra të tilla afatshkurtra,” tha Yamina Addou, në dalje të një supermarketi në qytetin e afërt të Oignies, në jug të Lille. “Më duket shumë e trishtuar”.

Nëse RN, që është një parti kundër kundër emigrantëve dhe euroskeptike, do të mund të formojë një qeveri, kjo do të varet tani nga mënyra se si partitë e tjera do të arrijnë të pengojnë Le Pen duke bashkuar kandidatët rivalë në qindra zona në të gjithë Francën. Macron pritet të hartojë strategjinë elektorale me ndihmës të lartë në një takim në Pallatin e tij Elysee.

Udhëheqësit e Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë dhe të aleancës centriste të Macron thanë të dielën në mbrëmje se do të tërhiqnin kandidatët e tyre në rrethet ku një kandidat tjetër ishte në një pozicion më të fortë për të mundur RN-në në balotazhin e së dielës së ardhshme.

Megjithatë nuk është e qartë nëse një pakt i tillë do të zbatohet gjithmonë nëse kandidati i krahut të majtë do të ishte nga partia e ekstremit të majtë France Unboëed (LFI) e Jean-Luc Melenchon, një nga anëtarët kryesorë të Frontit të Ri Popullor. Melenchon është një nga figurat më përçarëse në politikën franceze, duke entuziazmuar dhe tmerruar votuesit me propozimet e tij të shfrenuara për taksat dhe shpenzimet dhe retorikën e luftës së klasave.

Ministri i Financave Bruno Le Maire, një aleat i partisë së Macron, përjashtoi mundësinë e thirrjes së votuesve për të zgjedhur një kandidat të LFI. “LFI është një rrezik për kombin”, tha ai për radion France Inter. Marine Tondelier, një drejtuese e nivelit të lartë të partisë së Gjelbër të ekolokgjistëve brenda aleancës së krahut të majtë, i tha të njëjtit stacion radio pak minuta më vonë se ajo ishte “absolutisht e goditur” nga qëndrimi i Le Maire, duke e quajtur atë “frikacak dhe të privilegjuar”.

Rezultati i RN u mirëprit nga nacionalistët dhe grupet e ekstremit të djathtë në të gjithë Europën, duke përfshirë Ligën e Italisë dhe Vox të Spanjës. Pedro Sanchez, kryeministri socialist i Spanjës, tha se partitë me prirje të majtë ende mund të bllokojnë një fitore të plotë të RN.

Analisti i Ipsos, Mathieu Gallard llogariti se raundi i parë kishte lënë potencial për gara trepalëshe në 306 nga 577 vendet për të cilat do të luftohet në Asamblenë Kombëtare të Francës, duke nënvizuar se ka ende një shkallë të lartë pasigurie.

Ndërsa i ashtuquajturi “fronti republikan” kundër të djathtës ekstreme ka funksionuar gjerësisht në të kaluarën, analistët kanë vënë në pikëpyetje nëse votuesit francezë janë ende gati të hidhnin votat e tyre në raundin e dytë, siç udhëzohej nga liderët politikë.

RN tani është më afër pushtetit se sa ka qenë ndonjëherë. Le Pen ka kërkuar të pastrojë imazhin e një partie të njohur për racizëm dhe antisemitizëm, një taktikë që ka funksionuar mes zemërimit të votuesve ndaj Macron, i cili shihet nga shumë votues se qëndron jashtë shqetësimeve të tyre të përditshme.

Një qeveri e udhëhequr nga RN do të ngrinte pikë pyetje të mëdha se ku do të shkojë Bashkimi Europian. Grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime se si politikat e saj “Franca së pari” do të zbatoheshin për pakicat etnike, ndërsa ekonomistët pyesin nëse planet e saj të majme të shpenzimeve janë të mundura që të financohet plotësisht.

Rritja e aksioneve të bankave çoi në përmirësim të bursave franceze dhe kërkesa e investitorëve premium për mbajtjen e obligacioneve të vendit ra të hënën, ndërsa euro preku një nivel më të lartë prej dy javësh, pasi tregjet u lehtësuan se RN nuk e kishte rezultatin aq të mirë sa pritej.

Skenari kryesor alternativ për një qeveri të udhëhequr nga RN do të ishte një parlament i paqëndrueshëm, që mund ta bënte Francën të paqeverisshme për pjesën e mbetur të presidencës së Macron, e cila do të vazhdojë deri në vitin 2027./ Monitor

#Analiza #Partitë #franceze #në #garë #kohën #që #të #mbajnë #të #djathtën #ekstreme #larg #pushtetit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button