Shtrenjtimi i çmimit të ujit në Elbasan, sherr në Këshillin Bashkiak, goditet këshilltari socialist

Një përfaqësi qytetarësh u ngritën sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit për ta rritur me 40% çmimin e ujit të pijshëm.
Qytetarët pohuan se ky vendim prek drejtpërsëdrejti shtresat në nevojë ndaj kërkuan të anulohet.
“Unë pension 100 mijë lekë kam, nuk e përballojmë kurrë. S’jemi dakord me rritjen e çmimit”, tha një e moshuar.
“Nuk jemi fare dakord sepse ne mezor e përballojmë me çmimin që ka qenë. Rëndon shumë më xhepat tonë sepse jemi pensionistë”, tha një qytetare tjetër.
“Unë jam pensionist, do e rrisin sërish ujin. Unë protestoj për çdo padrejtësi që bëhet”, tha një i moshuar.
Qytetarët e mbajtën protestën e tyre në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku së bashku me këshilltarët e djathtë hynë në mbledhje dhe u konfliktuan me kryetarin e Këshillit Bashkiak dhe këshilltarët e mazhorancës.
Në një moment një qytetar sulmoi me dosjen e dokumentave të këshillit një nga këshilltarët e majtë, ku edhe ky i fundit ia ktheu me të njëjtën mënyrë.
Më pas të djathtët braktisën mbledhjen duke akuzuar se janë falsifikuar firmat e këshilltarëve për ta kaluar si vendim një muaj më parë.
/a.r
#Shtrenjtimi #çmimit #të #ujit #në #Elbasan #sherr #në #Këshillin #Bashkiak #goditet #këshilltari #socialist
Java News