Aktualitet
Zyrtare: Diellor Beseni transferohet tek Drenica

Mesfushori i talentuar kosovar, Diellor Beseni është transferuar tek ekipi i Drenicës.
22 vjeçari është larguar nga Liria dhe karrierën do ta vazhdojë në ekipin e Drenicës, aty ku ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare, përcjell Sport.
Më poshtë keni njoftimin zyrtar të Drenicës:
“Diellor Beseni lojtar i Drenicës
Përforcimi i radhës i ekipit tonë është Diellor Beseni.
Mesfushori i talentuar do të jetë pjesë e projektit për Superligë.
Beseni pati paraqitje mjaft të mira në Superligë me klubin e tij FC Liria, por nga edicioni i ri do të jetë futbollist i Drenicës dhe do ta ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave”, shkruhet në njoftim.
/ Sport
#Zyrtare #Diellor #Beseni #transferohet #tek #Drenica
gazetablic.com