Bellingham: Është një ndjenjë e mrekullueshme, ishim 30 sekonda nga kthimi në shtëpi!

Anglia mundi 2:1 Sllovakinë në një ndeshje të pabesueshme të 1/16-tës së Kampionatit Evropian dhe kaloi në çerekfinale ku do të luajë kundër Zvicrës. Sllovakia kaloi në epërsi me golin e Ivan Schranz në minutën e 25-të dhe kryesoi deri në fund. Por më pas, në minutën e katërt të kohës shtesë, Jude Bellingham barazoi me gërshërë dhe në minutën e parë të extra-time, Harry Kane shënoi për një kthesë të madhe.
Për më shumë se 90 minuta Anglia luajti tmerrësisht. Skuadra e Gareth Southgate luajti ngadalë, pa ide dhe me një qasje të tillë, saqë habiti edhe vetë sllovakët, të cilët me siguri prisnin që favoriti i madh të bënte presion që në minutën e parë.
Lojtari i Real Madridit, Jude Bellingham foli për përfundimin e tensionuar: “Kur je 30 sekonda nga kthimi në shtëpi dhe ndihesh sikur e ke zhgënjyer kombin, dhe më pas me një goditje të topit çdo gjë kthehet. Është një ndjenjë që nuk krahasohet. Është një ndjenjë e mrekullueshme të luash për Anglinë, por gjithashtu sjell shumë presion të jesh në fushë dhe të shënosh gola janë momente shumë të lumtura”.
/ Sport
#Bellingham #Është #një #ndjenjë #mrekullueshme #ishim #sekonda #nga #kthimi #në #shtëpi
gazetablic.com