Aktualitet
Partia Lëvizja e Legalitet thirrje për rinumërimin e votave në Kamëz, Tiranë e Durrës

Partia Lëvizja e Legalitet ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ në 3 Bashki, në Kamëz, Tiranë dhe në Dibër. Referuar dokumentacionit të dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PLL argumenton se në Dibër, një kuti e votimit ka qenë e dëmtuar gjatë transportit dhe kërkon numërimin e saj në KQZ.
Ndërkohë, në Tiranë, sipas tyre rezulton një mospërputhje mes votave të dala në ekran dhe numrit të vendosur në procesverbal, për pasojë edhe këtu kërkojnë rinumërim.
Sa i përket bashkisë së fundit, ku kërkojnë numërim, PLL thotë se ka një përllogaritje të gabuar të rezultatit, duke bërë që të humbasin mandati.