Aktualitet

Rio Ferdinand shpjegon pse Anglia ka ‘shansat më të mira’ për të shkuar në finalen e Euro 2024

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand beson se Tre Luanët kanë shansin më të mirë se çdo ekip në Euro 2024 për të arritur në finalen e kompeticionit.

Skuadra e Gareth Southgate përfundoi si nënkampione e Euro 2020 në performancën e tyre më të mirë ndonjëherë në turne – dhe tifozët tani duan që ata të bëjnë hapin tjetër.

Anglia nuk ka shijuar lavdi të madhe që nga viti 1966, kur fitoi Kupën e Botës në tokën vendase dhe përfundimi i asaj ecurie shterpe nuk do të jetë aspak një detyrë e lehtë.

Tre Luanët kryesuan grupin e tyre në Euro 2024 dhe përballen me një ndeshje të favorshme sot kundër Sllovakisë në 1/16 të fundit – por skuadra ka tërhequr shumë kritika.

Eliminimi i Italisë do të thotë që Anglia tani do të përballet me Zvicrën në çerekfinalen e Euro 2024 nëse kalojnë Sllovakinë siç pritej.

“Më duhet të them, nëse do të isha në skuadrën e Anglisë tani dhe shorti do të dilte kështu, nuk do të mund të flija me emocionet që do të kisha”, tha Ferdinand për BBC.

“Do të respektoja të gjitha skuadrat e tjera, po. Por për të parë anën tjetër të shortit dhe për të parë anën tonë… Oh! Ne kemi mundësinë – shansin më të mirë – për të shkuar në një finale. Çfarë mundësie”, përfundoi ai.

/ Sport



#Rio #Ferdinand #shpjegon #pse #Anglia #shansat #më #të #mira #për #të #shkuar #në #finalen #Euro
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button