Aktualitet
“Gruas nuk ja mësova kurrë”/ Flet ustai që ruan identitetin e biçikletave të Tiranës
Usta Gimi, i njohur në zonën e Pazarit të Ri si një nga profesionistet më të vjetër të riparimit të biçikletave, tregon për emisionin Real People se në fakt bashkëshortes së tij nuk ja ka mësuar si ta ngasë biçikletën.
Kjo për një arsye të veçantë: kur ishin ende të rinj, shumë vite më parë, partnerja i ka thënë se “ishte turp” që ajo si grua të mësonte biçikletën.
Gimi thotë se duhet të kishte insistuar, që sot ajo të mund të shmangte trafikun apo udhëtimet me shumë njerëz, probleme të cilat ai që udhëton me biçikletë nuk i ka./m.j
#Gruas #nuk #mësova #kurrë #Flet #ustai #që #ruan #identitetin #biçikletave #të #Tiranës
Java News