Shëndeti

Ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut, pritet të ashpërsohen masat për ata që abuzojnë

Pas gati 10 vitesh nga rishikimi i fundit,  ligji për Urdhrin e Mjekut pritet ti nënshtrohet disa shtesave dhe ndryshimeve të cilat pas skandalit që ndodhi këtë javë në spitalin onkologjik janë artikuluar publikisht si të domosdoshme të paktën nga tre ministra të kabinetit qeveritar: Koçiu, Balluku dhe Manja.

Ky ligj , me nr.123  dhe i dekretuar nga presidenti Nishani në datën1 4.10.2014 parashikon aktualisht vetëm masa disiplinore për mjekët që janë anëtarë të urdhrit, vetëm në rastet kur kanë kryer shkelje të etikës, të Kodit Etik dhe Deontologjik ose ka bërë gabime teknike.

Këto masa shkojnë nga:

  1. a) vërejtje me shkrim
  2. b) vërejtje me paralajmërim
  3. c) gjobë nga 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë deri 100 000 (njëqind mijë) lekë
  4. ç) propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione shëndetësore publike dhe private
  5. dh) përjashtim nga Urdhri i Mjekëve për një periudhë deri në 3 vjet.

Pas skandalit Urdhri I Mjekut ka njoftuar distancimin nga veprimet e tre e mjekëve të përfshirë të cilat bien ndesh dhe shkelin rëndë Etikën dhe Deontologjinë Mjekësore, cënojnë besimin dhe marrëdhëniet mjek-pacient, si elementë të domosdoshëm në suksesin e trajtimeve mjekësore. I kontaktuar nga RTSH presidenti I urdhrit Fatmir Brahimaj tha se nuk është në dijeni të propozimeve për këto ndryshime për janë në pritje të tyre për shqyrtim dhe miratim.

/a.r

#Ndryshimet #në #ligjin #për #Urdhrin #Mjekut #pritet #të #ashpërsohen #masat #për #ata #që #abuzojnë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button