Aktualitet

Maqedonci në ceremoninë e kadetëve të rinj përmend mbi 200 milionë euro investime në ushtri

Dhjetë oficerë të rinj kanë diplomuar në ceremoninë e sotme të gjeneratës së vitit 2024 të kadetëve të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ushtria e Kosovës po ec drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale e multietnike me mbi 200 milionë euro investime në tri vitet e e fundit dhe mbi 1800 ushtarë të rinj të rekrutuar.

“Po e përmbyllim këtë vit duke i shtuar radhëve të FSK-së edhe dhjetë oficerë të rinj. Përvjetori i çlirimit sivjet dallon nga vitet tjera për shkak të stadit në të cilin gjendet sot, ushtria e Kosovës. Me arritjen e objektivave në kuadër të planit gjithëpërfshirës, me rritjen në dy për qind të GDP-së për ushtrinë, me mbi 200 milionë investime në tri vitet e fundit dhe mbi 1800 ushtarë e oficerë të rinj të rekrutuar, ushtria e Kosovës me ritme të shpejta po ec drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale dhe multietnike”, u shpreh ai.

Ai po ashtu përmendi faktin që ushtarakët tanë krahë për krahë me forcat ushtarake britanike dhe partnerët e tjerë, në kuadër të operacionit INTERFLEX po trajnojnë trupat ukrainase.

“Ëndrrën e të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë, sot po e jetësoni ju kadetë andaj nuk kam si ta fsheh krenarinë që ndjej për ju. Janë ushtarakët tanë ata të cilët krahë për krahë me forcat ushtarake britanike dhe partnerët e tjerë, në kuadër të operacionit INTERFLEX po trajnojnë trupat ukrainase. Është shteti ynë Kosova, që në asnjë çast si anëtar i Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga partneri ynë SHBA, t’i dërgoj dy pako të mbështetjes ushtarake një populli që po lufton për liri, ngase të afërta i kemi kujtimet se sa e rëndësishme në momente të tilla është mbështetja e aleatëve dhe partnerëve dhe pozicionimi përballë një agresori që s’njeh kufij”, ka thënë Maqedonci.



#Maqedonci #në #ceremoninë #kadetëve #të #rinj #përmend #mbi #milionë #euro #investime #në #ushtri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button