Aktualitet
Bajqinovci ironizon me Ramën pas vërshimeve në Prishtinë: Ja paska ndërruar destinacionin liqenit

Pas reshjeve të shumta të shiut mbrëmë në Prishtinë u bllokuan shumë rrugë, përfshirë edhe një hapësirë te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video të “Vrojtuesve të lagjes” dhe ka ironizuar me udhëheqjen e Prishtinës, më saktësisht me kryetarin Rama, i cili kohë më parë kishte premtuar krijimin e një liqeni në Prishtinë.
“Liqenit ja paska ndrruar destinacionin komuna e Prishtinës”, ka shkruar Bajqinovci.
#Bajqinovci #ironizon #Ramën #pas #vërshimeve #në #Prishtinë #paska #ndërruar #destinacionin #liqenit
gazetablic.com