VIDEO/ Xhakomo Vrioni shkëlqen kundër vendit të dytë të MLS-së, i shënon dy gola dhe i jep fitoren skuadrës –

New England Revolution ka marrë një fitore me shifrat 1-2 kundër Cincinnati-t. Njeriu i ndeshjes në këtë sfidë ishte Xhakomo Vrioni. Sulmuesi shqiptar i dha fitoren skuadrës së tij me dopietën e shënuar. Ish-lojtari i Juventusit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21-të, kur me një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone arriti që të zhbllokonte rezultatin.
Kur po afroheshin minutat e fundit të pjesës së parë, më saktësisht në minutën e 41-të, Xhakomo Vrioni e dërgoi sërish topin në rrjetë. Cincinnati ngushtoi diferencat me anë të Asadit në minutën e 65 ta takimit, por pa mundur të marrë pikë. New England Revolution-i është ngjitur në vendin e 12 në tabelën e renditjes, ndërsa Cincinnati mbetet në pozicionin e dytë në klasifikim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??????’? ????? – ??? ?????????@giacomovrioni32 scored a brace in the @MLS game against Cincinnati, who were second in the standings ?
Let’s look at the 2 @NERevolution_us goals together ??#Vrioni #NewEnglandRevolution #MLS #Shqiperia #BSP #BSPFootballAgency pic.twitter.com/rTRS1hO1FY
— BSP Football Agency (@bsp_agency) June 23, 2024
#VIDEO #Xhakomo #Vrioni #shkëlqen #kundër #vendit #të #dytë #të #MLSsë #shënon #gola #dhe #jep #fitoren #skuadrës
SportExpress