Aktualitet

Portieri i Hoalndës thyen rekordin e Petr Cech

Portieri holandez Bart Verbruggen hyri në histori të Kampionatit Evropian duke u bërë portieri më i ri që ka mbajtur portën e paprekur në një ndeshje në turne.

Verbruggen mbajti tulipanët në barazimin pa gola kundër Francës në moshën 21 vjeç e 307 ditë. Rekordi mbahej më parë nga Petr Cech, i cili nuk pranoi gol në fitoren 3-0 të Republikës Çeke ndaj Danimarkës në çerekfinalet e Euro 2004, në moshën 22 vjeç e 38 ditë, transmeton Sport.

Bart Verbruggen u përball me mungesën e goditjeve të sakta të Francës, duke bërë tre pritje, dy prej të cilave nga brenda zonës.

/ Sport.



#Portieri #Hoalndës #thyen #rekordin #Petr #Cech
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button