Aktualitet

Berat/ Mbyllet dera e blinduar, nënës i mbetet brenda banesës fëmija 6-muajsh! Zjarrfikësit futen me shkallë nga ballkoni

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur i vetëm për disa minuta në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era, duke e lënë nënën jashtë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori”, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja, në Berat.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës./m.j

#Berat #Mbyllet #dera #blinduar #nënës #mbetet #brenda #banesës #fëmija #6muajsh #Zjarrfikësit #futen #shkallë #nga #ballkoni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button