“Basha, politikan i vetë frenuar përballë Berishës”, Minxhozi: Nëse do isha strategu i tij, do i thoja…!

Analisti Skundër Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” nëABC News, u shpreh se Lulzim Basha është politikan i vetëfrenuar ose i frenuar përballë kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Më tej ai u shpreh se nëse do të ishte strategu i Bashës, do i thoshte të kundërtën e saj që Basha ka bërë.
“Dua ta them shumë shkoqur. Lulzim Basha ka qenë deri në minutën një politikan i vetë frenuar ose i frenuar përballë Berishës. Fiks si makinat që janë paracaktuar. Nëse do isha strateg i Bashës në vitin 2024, do kisha para sysh si të shërohej ideja e ngritur ideja te populli se Basha ishte deputet i dobët. Ai quhet më i dobët para dy dinozaurëve, Ramës dhe Berishës. Një njeri për të cilën kishte një ide se kishe Berishën pas perdes. Nëse do isha strategu i tij, do thoja të kundërtën. ‘Ti njohësh për këtë defekte dhe ke mundësi i rregullosh. Nëse je më i pakonsumuar (për mua si qytetar është i konsumuar). Kam dyshimin e fortë se Basha s’ka pasur nevojë për asnjë strateg.
Motivet dhe hallet s’do i marrim vesh kurrë. Por dukej që ishte komplet i tërhequr nga gjuajtjet e Berishës. Berisha gjuante, Basha nuk përgjigjej.”, u shpreh Minxhozi./m.j
#Basha #politikan #vetë #frenuar #përballë #Berishës #Minxhozi #Nëse #isha #strategu #tij #thoja
Java News