Aktualitet

Pas vendimit për Sali Berishën ‘non grata’ në Britani, reagon Home Office: U panë të gjitha provat!

Pas vendimit te Komisionit Special të Apeleve të Emigracionit në Londër, ka reaguar ministra e brendshme britanike, e cila e ka shpallur Sali Berishen non grata.

Qëndrimi që qeveria britanike përcolli përmes Home Office, tregon se rekomandimi CSN 2023 është arritur si produkt i një vlerësimi gjithëpërfshirës të provave në dispozicion.

Anglia mbetet një partnere afatgjatë e Shqipërisë, përfshirë prokurorin Special, policinë e shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në identifikimin e përgjegjësisë dhe ndërmarrjes së veprimeve kundër krimit dhe korrupsionit, theksohet në vendim.

Aty kujtohen gjithashtu se hapat e ekzekutivit përfshijnë ndihmën për forcimin e strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, veçanërisht për reduktimin e perceptimit të publikut lidhur me pandëshkueshmërinë dhe përmendet ofrimi i asistencës strategjike për policinë e shtetit shqiptar, bashkëpunimi me partnerët shqiptarë për forcimin e sistemit gjyqësor; mbështetja e medias së pavarur dhe shoqërisë civile për forcimin e transparencës brenda sistemit gjyqësor, si dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët Shqipëri-Angli nëntorin e vitit 2023, që forcoi themelet e deklaratës dypalëshe të dhjetorit 2022.

Aplikuesi ka të drejtën ligjore të kërkojë leje për të apeluar vendimin e gjykatës, theksohet më tej, teksa në fund evidentohet fakti që puna e përbashkët është duke prodhuar suksese domethënëse, me më shumë operacione të përbashkëta dhe hetime të planifikuara këtë verë./tch

#Pas #vendimit #për #Sali #Berishën #grata #në #Britani #reagon #Home #Office #panë #të #gjitha #provat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button