“World Traveller” viziton Durrësin, kroçera sjell në bregdetin shqiptar turistë amerikane e akandeze

Në Durrës ka mbërritur një tjetër kroçerë luksoze, e cila shton portin më të madh të vendit tonë në itinerarin përreth detit Mesdhe.
“World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë. Kjo është hera e parë që kroçera në fjalë vjen në vendin tonë.
Kapiteni i portit të Durrësit Taulant Allkja i uroi mirëseardhjen kapitenit të kroçerës duke i dhuruar pllakatin e mirëseardhjes.
Kroçera “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në muajin korrik, në portet e Sarandës dhe Vlorës.
Gjatë qëndrimit disaorësh, turistët vizituan Durrësin Krujën dhe Tiranën si dhe provuar lloje të ndryshme verërash shqiptare.
/a.r
#World #Traveller #viziton #Durrësin #kroçera #sjell #në #bregdetin #shqiptar #turistë #amerikane #akandeze
Java News