Tifozi shqiptar hyri në fushë në ndeshjen me Italinë, UEFA nis procedim ndaj kuqezinjve

UEFA ka nisur procedim disiplinor kundër Shqipërisë, më saktësisht Federatës Shqiptare të Futbollit, për shkak të sjelljes që cilësohet e papërshtatshme nga ana e tifozëve të saj. Edhe pse tifozët kuqezi e kthyen në festë të madhe stadiumin e Dortmundit, organizata ndërkombëtare ka sinjalizuar veprime që bien ndesh me rregulloret e saj.
Hyrja e tifozit në fushën e lojës në minuta e fundit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen për pak çaste të ndeshjes, është pjesë e këtij hetimi disiplinor. Sipas ndërkombëtarëve, po shqyrtohet pushtimi i fushës, por edhe ndezja e fishekzjarrëve në tribuna apo edhe hedhja e objekteve.
Gjithashtu, në “llogari” të Shqipërisë është edhe “transmetimi i një mesazhi provokues, i papërshtatshëm për evenimente sportive” nga ana e mbështetësve shqiptarë, por pa specifikuar për çfarë bëhej fjalë.
/a.r
#Tifozi #shqiptar #hyri #në #fushë #në #ndeshjen #Italinë #UEFA #nis #procedim #ndaj #kuqezinjve
Java News