Aktualitet

FOTO: Rama ndjek ndeshjen Shqipëri-Itali në stadiumin e Dortmundit, Linda e veshur kuqezi

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme në Dortmund për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Ai shoqërohej edhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila siç shihet në këto foto është veshur kuqezi.

Krah kreut të qeverisë ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkohë, në stadium ishin edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si ministri Taulant Balla, Igli Hasani apo Ogerta Manastirliu.

Më herët kryeministri Rama shprehu opinionin e tij për sfidën në një intervistë për “TuttoSport”.

Shefi i qeverisë si një tifoz i deklaruar italian, tha se do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat e stadiumit dhe dëshiron që kuqezinjtë dhe axurrët të ndahen me një barazim, rezultat që do të komplikonte Grupin B.

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Europian.

Por gjithsesi, mua do më pëlqente më mirë një barazim, i cili për kuqezinjtë tanë do ngjante si një fitore.

E di që për “axurrët”, një barazim me Shqipërinë do ishte fillimi i një gjyqi ndaj Spalletit. Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se një barazim”.

#FOTO #Rama #ndjek #ndeshjen #ShqipëriItali #në #stadiumin #Dortmundit #Linda #veshur #kuqezi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button