Aktualitet

Shënoi golin më të shpejtë në historinë e europianit, Bajrami: E kam ëndërruar këtë që fëmijë…

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami shënoi golin e vetëm për Shqipërinë kundër Italisë.

Por një gol me peshë të madhe që do mbahet mend gjatë. Pas përfundimit të sfidës ai dha një prononcim për UEFA-n.

“Të shënosh për Shqipërinë në një kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë.

Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj.

Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë”, deklaroi Bajrami.

#Shënoi #golin #më #të #shpejtë #në #historinë #europianit #Bajrami #kam #ëndërruar #këtë #që #fëmijë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button