Aktualitet

Gjimshiti: Mbështetja ishte fantastike – ishte sikur të luanim në Shqipëri, nuk ishim agresiv sa duhet ndaj Italisë

Italia ka shënuar fitore minimale ndaj Shqipërisë.

Italianët mposhtën kuqezinjët me rezultat 2-1, shkruan Sport.

Nedim Bajrami e nisi serinë e golave pas 23 sekondave lojë duke hyrë kështu edhe në histori të Kampionateve Evropiane pasi u bë realizatori më i shpejtë në këtë format.

Megjithatë italianët vërshuan përpara duke realizuar dy gola me Bastonin dhe Barellan në minutat 11’ dhe 16’.

Pas ndeshjes foli për media foli kapiteni, Berat Gjimshiti.

“Është e vështirë të komentohet se çka ka ndodhur, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejtë. Goli i shpejtë i yni ndoshta na penalizoi pak më shumë ne. Në pjesën e parë nuk bëmë as faulle, që të luanim më agresiv dhe të ndalnim ritmin e Italisë. Tifozët ishin fantastikë, u duk sikur po luanim në Shqipëri”, tha Gjimshiti.

/ Sport.



#Gjimshiti #Mbështetja #ishte #fantastike #ishte #sikur #të #luanim #në #Shqipëri #nuk #ishim #agresiv #duhet #ndaj #Italisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button