Aktualitet
Vëllai e rrah motrën e tij në Lipjan

Është arrestuar një burrë në Lipjan, i cili dyshohet se ka rrahur motrën e tij.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti po procedohet në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, motrën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.
#Vëllai #rrah #motrën #tij #në #Lipjan
gazetablic.com