Aktualitet

‘Koincidencat’ e frikshme/ Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global, vizitë në Shqipëri

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew, do të vizitojë Shqipërinë pas pak ditësh, gjatë një turi në Europë ku përfshihet edhe Mali i Zi dhe Lituania.

Departamenti i Shtetit njofton se vizita e tij do të shërbejë për të theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta të momentit.

Tirana do të jetë ndalesa e fundit e koordinatorit, më 20 qershor. Sipas DASH ai do të takohet aty me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. “Ai do të diskutojë mbi punën që është duke u bërë në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit”, thotë DASH.

Më 16-17 qershor, Nephew do të jetë fillimisht në Podgoricë, ku gjithashtu do të takohet me përfaqësues qeveritarë dhe të shoqërisë civile. Më 18-19 qershor ai do të jetë në Vilinus, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Zyrtari i larte amerikan i ngarkuar si koordinator kunder korrupsionit global, vjen ne shqiperi pikerisht ne momentin kur akuzat e SPAK dhe hetimet e ketij institucioni ndaj zyrtareve te larte, duke filluar nga Berisha, e vijuar me Meten dhe zyrtare te tjere, jane ne kulmin e tyre. “Koncidenca’ te frikshme keto./m.j

#Koincidencat #frikshme #Zyrtari #lartë #SHBA #kundër #korrupsionit #global #vizitë #në #Shqipëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button