Aktualitet
Dhunuan policët e sulmuan Bashkinë, pesë militantë të Berishës përfundojnë në Polici

Pesë persona janë shoqëruar në polici, pas trazirave të shkaktuara gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës.
Opozita mblodhi mbështetësit për të 12-ën herë para godinës së bashkisë. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik.
Ata kanë hedhur molotovë drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë.
Njëkohësisht një zjarr i madh u ndez përpara bashkisë, e cila u shua nga policia.
Pas përplasjes me uniformat blu, këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë.
/a.r
#Dhunuan #policët #sulmuan #Bashkinë #pesë #militantë #të #Berishës #përfundojnë #në #Polici
Java News