Aktualitet

Komisioni Antikurrupsion, Nikolla e Spiropali: Në BE integrohet Shqipëria, jo qeveria!

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ka nisur sot (14 qershor) zyrtarisht punën duke zhvilluar mbledhjen e parë, e cila është bojkotuar nga anëtarët e opozitës. Kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj shprehu keqardhje për bojkotin e opozitës, ndërsa u bëri thirrje që të jetë në pranishëm për të bashkëpunuar në çështje që kanë rëndësi për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

Xhafaj tha se roli i opozitës është i rëndësishëm, ndërsa i rikujtoi se bojkoti i ka kushtuar shumë elektoralisht asaj.

Për bojkotin e kësaj mbledhje nga opozita, keqardhje kanë shprehur edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ku theksuan se ky komisionin i shërben integrimit të vendit dhe se në “BE nuk integrohet qeveria, por Shqipëria”.

Nikolla theksoi se ky komision ka mision kombëtar dhe jo interes partiak.

“Ky komision ka një mision të rëndësishëm kombëtar, me përgjegjësinë që kuvendi i ka ngarkuar për kurorëzimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit. Komisioni nuk ka asnjë ngarkesë politike apo interes partiak. Duke qenë se është komision gjithëpërfshirës shpreh keqardhjen që opozita nuk është prezentë”, tha Nikolla.

Edhe për Spiropalin ku komision është një vijimësi e plotësimit të reformave për procesin e integrimit të vendit në BE.

“Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë për plotësimin e reformave dhe duhet qasje kombëtare dhe gjithëpërfshirje. Në BE nuk integrohet qeveria, por shteti shqiptar. Dora jonë për deputetët e opozitës, mbetet e shtrirë”, tha Spiropali.

Ky komision ka 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita dhe ka për qëllim thellimin e luftës kundër korrupsionit, forcimin e të zbatimit të ligjit duke in referuar rekomandimeve të BE si dhe hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi për adresimin e sfidave përkatëse në fushën ligjore dhe luftën ndaj korrupsionit.

/a.r

#Komisioni #Antikurrupsion #Nikolla #Spiropali #Në #integrohet #Shqipëria #qeveria
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button