Kontratat në Shëndetësi, Ndreca replikon me përfaqësuesit e KLSH: Ju s’keni kualifikim për auditimin e koncensioneve

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Plarent Ndreca, ka pyetur audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla.
“Në dijeninë time ka standarde të caktuara për auditimin e koncensioneve. Pra, ju nuk keni një certifikatë profesionale në fushë e auditimit, vetëm jeni punonjës i KLSH”, tha Ndreca teksa audituesi pranoi që kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej vitit 2005.
Pas debatesh me përfaqësuesit e opozitës, mbledhja u ndërpre me dakordësinë e dy palëve për një pushim të shkurtër.
/a.r
#Kontratat #në #Shëndetësi #Ndreca #replikon #përfaqësuesit #KLSH #skeni #kualifikim #për #auditimin #koncensioneve
Java News