Aktualitet

Vdes një burrë në Rahovec, u godit nga një traktor që lëvizte prapa

Ka vdekur një burrë në Rahovec pas lëndimeve që mori nga goditja nga një traktor që ishte duke lëvizur prapa.

Sipas policisë, vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.



#Vdes #një #burrë #në #Rahovec #godit #nga #një #traktor #që #lëvizte #prapa
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button