Aktualitet

“Shota”, Rama prazanton automjetin e parë të blinduar ushtarak i prodhuar në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video, ku ka paraqitur automjetin më të ri ushtarak të prodhuar në Shqipëri, i quajtur “Shota”.

Rama shkruan se Shota është automjeti i parë i blinduar ushtarak “Made in Albania”.

Teksa ka lavdëruar punën e krijuar nga ekipi i vajzave, të udhëhequr nga Arjeta Puca.

“MIRËMËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë,” ka shkruar Rama në Facebook.



#Shota #Rama #prazanton #automjetin #parë #të #blinduar #ushtarak #prodhuar #në #Shqipëri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button