Aktualitet

Buffon: Italia është e nënvlerësuar

Kampionia aktuale e Evropës, Italia është në Grupin B me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë. Azzuri-t hapin Euro-në kundër Shqipërisë të shtunën në orën 21:00, më pas të enjten në orën 21:00 luajnë kundër Spanjës, ndërsa të hënën më 24 qershor do të luajnë kundër Kroacisë në xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Në krye të delegacionit italian në Euro është legjendari Gigi Buffon, i cili në konferencën e sotme për shtyp tha se mendon se Italia është e nënvlerësuar në këtë Euro. Azzuri kanë mbërritur në Gjermani të hënën, ndërsa dje kanë zhvilluar stërvitjen e parë para pesë mijë shikuesve, transmeton Sport.

Ky do të jetë turneu i parë i madh ndërkombëtar për Buffon si kryetar i delegacionit italian, ndaj ai u pyet për ndjenjat dhe mendimet e tij përpara ndeshjes së së shtunës me Shqipërinë.

“Unë mendoj se ky ekip është i nënvlerësuar”

Më interesonte si do të ndihesha në një rol ndryshe dhe si do të ishte përgatitja. Mund të them se ndjesia është e njëjtë si kur isha lojtar. Niveli i adrenalinës dhe fokusit është rritur në krahasim me fillimin e përgatitjeve dua të jap kontributin tim të vogël dhe shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha këtu në Gjermani”, tha portieri i famshëm që fitoi kampionatin botëror në Gjermani në vitin 2006.

Mendoj se ky ekip është i nënvlerësuar. Mund të them se djemtë janë jashtëzakonisht konkurrues dhe niveli i virtyteve të tyre njerëzore është mbresëlënës. Ajo që më pëlqen më shumë është se të gjithë kanë një ndjenjë mbresëlënëse të përkatësisë ndaj kombëtares. Përveç kësaj, ne kemi pesë apo gjashtë lojtarë më të mirë, kështu që mund të them se kemi ekipin e duhur për këtë kompeticion”.

/ Sport.



#Buffon #Italia #është #nënvlerësuar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button