Aktualitet

“U sajua një shpëtim heroik”, plas mes ‘grekëve’! Barka: Beleri s’është përfaqësues ekselent i minoritetit

Gazetari i njohur i minoritetit grek në Shqipëri, Panajot Barka, duke folur në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se Fredi Beleri, i zgjedhur eurodeputet në Greqi, nuk është përfaqësues që gëzon përkrahjen e minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe përfaqësuesi i ekselent i këtij minoriteti. Sipas tij u manipulua, nga struktura të përcaktuara me lidhje personale me Fredi Belerin dhe në emër të të drejtave të minoritetit.

“Mendoj se ky është shprehje e realitetit të politikës midis dy vendeve. Sidomos lidhur me këtë çështje, e cila nuk është një eskalim. E para e punës, Fredi Beleri, po të nisemi edhe nga votat, nuk është puna që ai është përfaqësuesi i cili gëzon përkrahjen e minoritetit etnik grek në Shqipëri, nuk është përfaqësuesi i ekselent i këtij minoriteti.

Ka një mitizim dhe një manipulim, do të thoja. Domethënë e respektimit ose e përfaqësimit nëpërmjet Belerit të minoritetet e që unë për veten time ju thashë, cili është qëndrimi dhe mendimi im domethënë, nuk është përfaqësuesi ekselent i këtij minoriteti.

Kur u vendos kandidatura e Belerit në Greqi, pati një diçka shumë të rëndësishme, një zhvillim shumë të rëndësishëm. Cili ishte zhvillimi shumë i rëndësishëm? Që partitë e opozitës e akuzuan “Demokracinë e re” duke thënë se ju keni një çështje që deri tani kishte një përmbajtje kombëtare etnike greke dhe kthimi në një mënyrë politike të interesave politike të partisë në pushtet për të frenuar, sipas pretendimeve të demokracisë, për të frenuar ikjen e votave drejt ekstremit të djathtë. Pra, nuk besoj se ishte thjesht një politikë e përgjithshme greke për të investuar ndaj Belerit, por u manipulua, si të thuash, nga struktura të përcaktuara me lidhje personale me Fredi Belerin dhe në emër të të drejtave të minoritetit.

U promovua Beleri në këtë histori, pas investimit të jashtëzakonshëm që është bërë, që ai të fitonte zgjedhjet në Himarë, ashtu siç i fitoi. Ky është pra realiteti sipas qëndrimit dhe mendimit tim.

Investohet, thashë, në emër të të drejtave të minoritetit, gjë që prej mendimit tim nuk është gjë e saktë dhe e vërtetë reale.

U përsërit ngjarja e viteve 1994-1995 kur përsëri u ndihmuan disa njerëz, të cilët nuk ishin përfaqësues të denjë të minoritetit dhe u promovuan si heronjtë e tij. Pas kësaj, jo vetëm që u harruan këta “Të pestët”, por u harrua edhe minoriteti në të drejtat e tij. Dhe kjo solli atëherë solli dëbimin ose largimin më të madh në numër të minoritetit grek, për arsye se ndjehej i pasigurt. Mendoj se edhe në rastin e Bilenit kemi të njëjtin gjë. E domethënë, kemi një investim brenda në Shqipëri në emër të drejtave të minoritetit, në emër të shtetit ligjor dhe të drejtave në përgjithësi pronësore në Shqipëri për t’i hapur rrugën Shqipërisë drejt bashkimit evropian, kemi investim drejtpërsëdrejti që Beleri të shkojë në Bashkimin Evropian.

Shiko, unë mendoj se Greqia nuk është se realisht se fiton gjë të madhe, përkundrazi. Unë mendoj se në këtë ngërç të krijuar, ku disa eksponentë të ndryshëm nuk e pranonin sfidën sipas tyre, sfidën e Ramës, atëherë duhet të gjejmë një mënyrë për të barazuar gjithë situatën dhe eksportimin e Belerit. E në këtë mënyrë ishte një dalje heroike. Është një ndalje heroike për në radhë të parë për Greqinë, por dhe një relaksim për palën shqiptare dhe mbi këtë bazë.

Beleri ikën nga burgu i Fierit ku është, dhe shkon në Parlamentin Evropian me ndihmën e votave të popullit grek. Pra, kjo është një dalje, një shpëtim heroik për situatën e krijuar”-tha Barka.

/a.r

#sajua #një #shpëtim #heroik #plas #mes #grekëve #Barka #Beleri #sështë #përfaqësues #ekselent #minoritetit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button