Alvaro Morata: Shqipëria ka cilësi

Emocionet e Kampionatit Evropian Euro 2024 janë çdo ditë e më afër.
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia, transmeton Sport.
Alvaro Morata u deklarua para ndeshjeve të grupit B aty ku Spanja do të përballet me “kuqezinjtë”.
“Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Europiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë.
Kështu që jemi të karikuar në maksimum dhe kemi një dëshirë të madhe për të punuar e bërë mirë në Gjermani.
Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Europianin e kaluar. Dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti.
Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Nations League.
Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që e kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, theksoi sulmuesi i Atletico Madrid.
/ Sport.
#Alvaro #Morata #Shqipëria #cilësi
gazetablic.com