Aktualitet

Berishës i ‘mbetet’ Beleri/ Basha uron PPE për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Kreu i PD Lulzim Basha uroi sot Partinë Popullore Europiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemokrati është shprehur se fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.

Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin.

“Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme.

Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Ëeber për rezultatin e shkëlqyer”, shkruan ai.

Nderkohe qe Berisha, lideri i Rithemelimit ende nuk ka ndare ndonje urim, dhe praktikisht i mbetet vetem Fredi Beleri per t’u uruar prej tij, per zgjedhjen eurodeputet nga partia greke e Mitsotakis./m.j

#Berishës #mbetet #Beleri #Basha #uron #PPE #për #fitoren #Garanci #për #vijimin #procesit #integrues #të #Shqipërisë #dhe #rajonit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button