Sport

Jo vetëm futboll, kuqezinjtë argëtohen në bilardo, ping-pong dhe një… ditëlindje

Pasi një jave me përkushtim të plotë në stërvitje, dy miqësore e disa udhëtimeve, djemtë kuqezi u lanë pushim të dielën nga stafi i Kombëtares në Gjermani.

Federata është kujdesur të ndajë me tifozët detaje sesi lojtarët e Shqipërisë kanë kaluar një të diel ndryshe në kompleksin Kaiserau, aty ku do të qëndrojnë deri në fund të aventurës Euro 2024.

Në pamjet e publikuara nga FSHF lojtarë shfaqen teksa tregojnë se dinë të luajnë edhe sporte të tjera. Jasir Asani, snajperi kuqezi, tregon precizion edhe në bilardo, ndërsa Daku e Hoxha shfaqin elegancën dhe reflekset në ping-pong.

Më pas, të gjithë, lojtarë bashkë me stafin, por edhe presidenti Duka janë bërë bashkë për t’i uruar ditëlindjen njërit nga pjesëtarët e stafit. Zëvendëstrajneri, argjentinasi Pablo Zabaleta është kujdesur për skarën.

/a.r

#vetëm #futboll #kuqezinjtë #argëtohen #në #bilardo #pingpong #dhe #një.. #ditëlindje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button