Aktualitet

Rama mesazh Kurtit nga Prishtina: Udhëheqja e vërtetë matet jo nga aftësia për të ngritur kulla ngujimesh kinse parimore, por nga…

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar konferencën Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s “Rugova dhe Perëndimi”, për t’i dhënë disa mesazhe edhe homologut të tij në Prishtinë, Albin Kurti.

Ai tha se udhëheqja e vërtetë në kërkim të paqes matet jo nga aftësia për të ngritur kulla ngujimesh, por nga mjeshtëria për të ndërtuar ura bashkëpunimi.

“Është shumë për të qarë hallin sot që pas kaq shumë vitesh duket sikur Ibrahim Rugova mbetet i vetmi në këtë shtet që e dinte se të kesh paqe të plotë nuk do të thotë thjesht në arrish në mungesë konflikti, por të vendosësh një drejtësi afatgjatë brenda dhe përtej kufijve.

Rugova kishte kuptuar dhe e gjithë rruga e tij e rrezaton këtë, edhe një të vërtetë që shumëkush sot e gëlltit me vështirësi, ose e refuzon, të vërtetën se për të realizuar një drejtësi afatgjatë asnjë popull nuk është i vetëmjaftueshëm”, tha Rama.

Sipas tij “Nuk vlen asnjë lek bindja e atyre që na ndjekin me fanatizëm nëse nuk arrijmë të bindim edhe kundërshtarët. Udhëheqja e vërtetë në kërkim të paqes së plotë matet jo nga aftësia për të ngritur gurë pas guri kulla ngujimesh kinse parimore, por nga mjeshtëria për të ndërtuar metër pas metri urat e bashkëpunimit dhe në ëndrra për ti pasur të gjitha menjëherë përmes një fitoreje absolute jo rrallë shndërrohet në makthin e humbjes së shumëçkaje për breza të tërë. Në këtë pike mësimi i Ibrahim Rugovës është i jashtëzakonshëm”.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi nga Prishtina se “Kosova është një gur i rëndë në vend të vet që askush nuk mund ta luajë nga vendi, por është edhe një gur i rëndë në vend të vetë që duhet të zërë vend mes gjithë gurëve te bashkësisë ndërkombëtare. Ose pastaj të hyjmë në rrugën që ccon mbrapa dhe dihet çfarë pasojash ka në këtë zonë të Europës. Rugova ishte shumë i përkushtuar të shmangte me çdo kusht të dytën duke frymëzuar të parën. Për ta realizuar këtë mision si një shans të kohës, do ta sjellim European në Ballkan shumë më parë se sa të çojmë ballkanin në Europë”.

/a.r

#Rama #mesazh #Kurtit #nga #Prishtina #Udhëheqja #vërtetë #matet #nga #aftësia #për #të #ngritur #kulla #ngujimesh #kinse #parimore #por #nga..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button