Aktualitet
Largimi i pushuesve nga bregdeti, radhë kilometrike automjetesh në Lezhë

Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, si dhe pjesëmarrësve në festivalin Unum, të muzikës elektronike, ka krijuar trafik të renduar.
Nga Rana e Hedhun dhe përgjatë superstradës Balldren-Milot është krijuar radhë m automjetesh dhe kaos në lëvizje.
Ndërkohë policia rrugore është vendosur në disa pika, duke orientuar drejtuesit e mjeteve që të përdorin dhe rrugët dytësore për të shmangur sadopak trafikun, i cili pritet të jetë prezent gjatë gjithë sezonit të verës, pasi rrugët e ngushta dhe mungesa e rreth rrotullimeve nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.
#Largimi #pushuesve #nga #bregdeti #radhë #kilometrike #automjetesh #në #Lezhë
Java News