Aktualitet
Shkodër/Gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës 40-vjeçari, dyshimet e para

Një 40-vjeçar në Shkodër është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në oborrin e banesës.
Dyshohet se 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në lagjen “Skënderbeg”, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, një 40 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
#ShkodërGjendet #shenja #jete #në #oborrin #banesës #40vjeçari #dyshimet #para
Java News