‘Manovra të vogla hallexhinjsh’/ Nënkryetarja e PD për lëvizjet e Bardhit për të kthyer Berishën në grup: Lojëra luftash në parlament…!

Pas përpjekjes së Gazment Bardhit për të rikthyer në grupin parlamentar të Partisë Demokratike Sali Berishën, si dhe për ndryshimet e propozuara për të zëvendësuar në komisione deputetët e PD me ata të Rithemelimit, nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri, i ka komentuar ato si manovra të vogla politike, të cilat i shërbejnë Ramës.
Sipas Pampurit PD nuk i kushton vëmendje “lojërave të luftës mes PS-së dhe Rithemelimit”, por është e përqëndruar te qytetarët.
“Manovrat e vogla politike të një grupi lojtarësh hallexhinj, sigurisht janë në shërbim të korrupsionit të Edi Ramës.
Pastaj lojërat e atyre të cilët bëjnë pazare me Edi Ramën, të cilët luajnë lojra luftash në Parlament dhe pas tyre mbyllin pazarin e rradhës, sigurisht ia lëmë atyre.
Ajo që na intereson neve janë vetëm shqiptarët dhe interesat e shqiptarëve”, deklaroi Pampuri.
#Manovra #të #vogla #hallexhinjsh #Nënkryetarja #për #lëvizjet #Bardhit #për #të #kthyer #Berishën #në #grup #Lojëra #luftash #në #parlament..
Java News