Kastrati: Mimoza Kusari dhe Albin Kurti janë ‘zemlak’ për nga terreni politik prej nga vijnë!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka folur në lidhje me videon e fundit që u publikua në media ku Shefja e Grupit Parlemntar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila bisedon me të sanksionuarin e SHBA-ve, Milan Radojiçiq.
Ai tha se kjo bisedë nuk është zhvilluar pa dijeninë e kryeministrit, Albin Kurti.
Tutje i njëjti potencoi se Mimoza Kusari dhe Albin Kurti janë ‘zemlak’ për nga terreni politik prej nga vijnë!
“Albin Kurti është me prejardhje nga fshati Sukobinë i Malit të Zi ndërsa Mimoza Kusari nga Gjakova, në këtë pikë nuk janë ‘zemlak’ siç i ka quajtur Radojiçiq por këta janë ‘zemlak’ për nga terreni politik prej nga vijnë. Terreni politik prej nga vijnë është shumë i pisët sepse këta e kanë krijuar si të tillë në kuptimin që në tërë karrierën politike kanë funksionu me ‘thika pas shpine’ . Mimoza Kusari e ka ndërtu karrierën politike duke qenë zëdhënëse e Bajram Rexhepit pastaj shkoj në AKR nga AKR-ja në LDK dhe tani tek Vetëvendosja. E njëjta është edhe Vjosa Osmani që filloi si përkthyese tek Hashim Thaçi pastaj shkoj tek Fatmir Sejdiu ‘thikë pas shpine’ atij dhe Isa Mustafës dhe tani ja ku është. I njëjti është edhe Albin Kurti, i shfrytëzon këta vetëm deri në momentin kur i duhen elektoralisht pra për vota. Në momentin kur nuk i duhen edhe mund t’i gjuaj në ‘koshin e plehrave’ pa asnjë problem. Kështu që në raport me Mimoza Kusarin ky po mundohet me e hedh përgjegjësinë kinse ajo e ka bërë bisedën por kjo nuk është bërë pa dijenë e Albin Kurti. Çfarëdo që ndodh me Mimozën nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që biseda e saj me Rdojiçiqin nuk është bërë pa dijen e Albin Kurti” deklaroi Kastrati në intervistën dhënë për “Gazeta Blic”.
#Kastrati #Mimoza #Kusari #dhe #Albin #Kurti #janë #zemlak #për #nga #terreni #politik #prej #nga #vijnë
gazetablic.com