Aktualitet

Musliu-Shoshi: Deputeti nuk ka as kompjuter, as veturë, as shofer, por vetëm një asistent

Ariana Musliu Shoshi nga PDK-ja thotë se deputeti nuk ka as zyre, as kompjuter, as veturë e as shofer, por të vetmin që ka, sipas saj, është asistenti.

“E kam asistenten prej majit të vitit të kaluar ku edhe ka kaluar vendimi në kryesi të Kuvendit. Deputeti nuk ka as zyre, as kompjuter, as këshilltar, as veturë e as shofer. Pra, me fjalë tjera, më pak ka mundësi konkrete për punë sesa një drejtor i administratës. Të vetmin që ka është asistenti”, tha deputetja e PDK-së.

Musliu thekson se asistenti i ndihmon në punët profesionale e teknike, në gjithçka që ajo nuk arrinë me përfundu.

“Më ndihmon me çështje profesionale dhe teknik. Më ndihmon çkado që nuk arrij unë të përfundoj. Dhe nuk ka asnjë benefit përpos pagës”, tha Shoshi-Musliu për Front Online.



#MusliuShoshi #Deputeti #nuk #kompjuter #veturë #shofer #por #vetëm #një #asistent
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button