Shehi: Gjykata të marrë një vendim për Berishën se po kthehet në hero duke folur nga ballkoni

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, duke komentuar protestën e sotme të opozitës tha në emisionin “Open” në News24 se protestat i duken gjithmonë të drejta.
Shehi tha se është protesta e një grupi opozitar, protestojnë për të drejtat e tyre dhe nuk shoh asgjë të keqe.
“Izolimin Sali Berishës në banesë nuk ia bëri Kuvendi, por Prokuroria dhe Gjykatat. Unë e kam thënë që Berisha duhej të ishte liruar prej kohësh, pasi po e kthej në hero.
Një vendim duhet të marrë ajo Gjykatë lidhur me ish-Kryeministrin, ose të dënohet ose të vijë në sallën e Kuvendit.
Berisha do të thonte në Kuvend ato që po thotë përnatë, pra nuk po e ndalojnë dot.
Do të doja që Berisha të ishte në sallën e Kuvendit, të kishim një jetë normale parlamentare, të kishte një opozitë që secili të thonte ato programet apo propozimet e veta, të bënim kritikat, ti ofronim qytetarëve shqiptarë një alternativë”, tha Shehi.
Deputeti i opozitës tha se e mira do të ishte të bëhej një mocion me debat lidhur me reportazhin e RAI3, por nuk u bë, por kjo s’do të thotë se mund të na pengonin ne të flisnim në Kuvend.
/a.r
#Shehi #Gjykata #të #marrë #një #vendim #për #Berishën #kthehet #në #hero #duke #folur #nga #ballkoni
Java News