Aktualitet

Si u fituan mbi 200 tenderë për mbetjet spitalore me dokumente false. Kërkohet arrestimi i Ervis Mirit

Mbi 200 procedura tenderuese për asgjësim të mbetjeve spitalore, të realizuara nga viti 2016 e në vijim, janë fituar nga një kompania e një shtetasi që ka dorëzuar dokumentacion të rremë.

Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar arrest me burg për Ervis Mirin, i akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, në kuadër të procedimit penal nr.1255 të vitit 202.

“Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, sqaron organi i akuzës.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Në funksion të hetimeve paraprake nga ana e prokurorisë në bashkëpunim të ngushtë me sektorin Kundër Krimit Ekonomik pranë DVP Tiranë, janë kryer hetime intensive, si marrja në pyetje e personave, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve, dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, se kemi të bëjmë me konsumim të elementeve të veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3, 201/a, 201/c, 248 të Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se shtetasi E.M., në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh, kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vet monitorimit periodik, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.

Personi juridik, është inspektuar nga punonjësit shtetëror I.B, dhe K.A, por është mbuluar nga këta të fundit për mungesën e pajisjes Econos Tsc 150. Po kështu, edhe inspektorët shtetërorë J.Sh, E.P, A.M, N.D, A.K, B.L, kanë mbuluar veprimtarinë reale të personit juridik, duke mos raportuar pika shkarkimi në ajër dhe tokë të pajisjes Mangazini, të identifikuar nga Ing G.T, në historik, si dhe duke mos raportuar se në vend të ushtrimit të aktivitetit, gjendet i instaluar vetëm një incenerator.

Rezulton e provuar se pajisja Econos TSC 150, e këqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin nën hetim E.M, se pajisjen Econs TSC 150 e ka importuar dhe instaluar në vitin 2016.

Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e pajisjes Econos Tsc 150, dhe mungesën e një prej incenenatoreve, personi juridik, të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkëpunëtoreve të mundshëm, ekspertimeve kontabël, në raport me pasojat që mund të kenë ardhur mbi ndikimin në mjedis, ndër vite.

/a.r

#fituan #mbi #tenderë #për #mbetjet #spitalore #dokumente #false #Kërkohet #arrestimi #Ervis #Mirit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button