Aktualitet
Merr ryshfet për rregullim të dokumenteve, arrestohet gjakovari

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se pranoi ryshfet për rregullim të dokumenteve.
I dyshuari, sipas policisë, ishte në gjendje civile kur kërkoi të hollat.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Merr #ryshfet #për #rregullim #të #dokumenteve #arrestohet #gjakovari
gazetablic.com