Gabim që nuk duhet përsëritur, pavarësisht emocioneve –

Kryeministri Rama ka mbledhur në sheshin Skënderbej punonjësit e bashkisë Tiranë. Rama komentoi pjesëmarrjen e mbështetësve të Veliaj para GJKKo më 12 shkurt kur u dha masa e sigurisë.
Rama: E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari u la në burg, pa gjyq, nuk dua t’i gjykoj keq përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar në cdo institucion.
Rreth 6 mijë punonjës marrin pjesë në takim bashkë me drejtoritë në varësi të bashkisë. Ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës.
#Gabim #që #nuk #duhet #përsëritur #pavarësisht #emocioneve
Java News