Aktualitet

Dy çanta në makinë plot me kanabis, policia arreston në flagrancë 4 persona

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green” janë sekuestruar 19 kilogramë kanabis në Tiranë.

Unformat blu kanë lokalizuar në rrugën “Kasem Shima” një automjet tip “Benz” dhe gjatë kontrollit të tij kanë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta të mbushura me kanabis me peshë 19.30 kilogramë.

Për rastin, është bërë i mundur arrestimi i 4 personave. Konkretisht:

– G. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– A. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– S. G., 54 vjeç, dhe O. B., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

50-vjeçari me iniciale G.H. gjatë ndërhyrjes, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së 37-vjeçarit me iniciale A. K., shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/a.r

#çanta #në #makinë #plot #kanabis #policia #arreston #në #flagrancë #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button