Aktualitet
Bledi Shkëmbi zyrtarizohet trajneri i ri i Tiranës

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar sot Bledi Shkëmbin si trajnerin e ri të bardhebluve. Tekniku i cili më parë në Superiore ka drejtuar Teutën dhe Dinamon, tanimë merr drejtimin e ekipit kryeqytetas, në pankinën e lënë bosh pas largimit të Erbim Fagut.
NJOFTIMI I TIRANËS
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.
Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!
#Bledi #Shkëmbi #zyrtarizohet #trajneri #Tiranës
Java News