Sport

Finalet e Euro 2024/ Në Itali i tremben Shqipërisë: Yjet e tyre produkt i Serie A dhe B

Më 15 qershor 2024, Italia dhe Shqipëria nisin rrugëtimin e tyre në finalet e “Euro 2024”, me përplasjen direkte për llogari të grupit B. Në Dortmund, në fakt, skuadra e Spallettit dhe e Sylvinhos do të bëjnë debutimin e tyre në këtë kompeticion.

Për herë të dytë në historinë e saj, Shqipëria luan në Kampionatin Evropian, pasi ka siguruar vendin e parë në grupin E kualifikues përpara Republikës Çeke (e cila gjithashtu u kualifikua).

Për ta bërë këtë, skuadra kuqezi u mbështet në disa lojtarë aktivë në Itali, si dhe në disa elementë që tifozët e Serie A i njohin mirë nga e kaluara e afërt.

LOJTARËT E THIRRUR, “MADE IN SERIA A”

9 lojtarë nga 27 të thirrurit nga Sylvinho luajnë në Serie A ose B. Vitet e fundit, elementët më të mirë të Shqipërisë, ose në çdo rast shumica, kanë pasur mundësinë të konkurrojnë në kampionatin italian, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.

Në veçanti, Kombëtarja kuqezi mund të mbështetet te këta “italianë”: Etrit Berisha (Empoli), Kastrati (Cittadella), Hysaj (Lazio), Djimsiti (Atalanta), Ismaijli (Empoli), Kumbulla (Sassuolo-Roma), Asllani (Inter), Bajrami (Sassuolo), Ramadani (Leçe)

SHQIPËRIA, ME ISH-LOJTARË TË SERIA A

Jo vetëm lojtarët aktualë të Serie A dhe B, por edhe disa që kanë qenë pjesë e dy kampionateve italiane në të kaluarën. Sylvinho zgjodhi Strakoshën, i njohur për të kaluarën e tij me fanellën e Lazios, Ajetin (nga viti 2015 deri më 2023 mes Serie A dhe Serie B me fanellat e Frosinone dhe Torino, ndër të tjera) dhe Rey Manaj, i cili ishte pjesë e Interit, Pescara, Spezia dhe Piza.

YJET E TJERË

Shqipëria u “tërhoq zvarrë” drejt Kampionatit Evropian nga Jasir Asani, themelor me 3 gola të mrekullueshëm në fushatën eliminatore. I zgjedhur nga Sylvinho, pavarësisht transferimit në Korenë e Jugut, ai më shumë se cilido tjetër e shpagoi besimin e trajnerit.

Në mbrojtje, krahët përbëhen nga Mitaj dhe Balliu, ndërsa në mesfushën-sulmuese Sylvinho mbështetet te veçantia e Brojës. Edhe Daku i shfrytëzon shanset e tij si sulmues. / Goal.com

#Finalet #Euro #Në #Itali #tremben #Shqipërisë #Yjet #tyre #produkt #Serie #dhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button